Turqia dhe Venezuela, marrëveshje për shfrytëzimin e fushave të arit

Botë | 2 vite më parë

Përmes një marrëveshjeje të nënshkruar sëfundmi, Turqia do të nxjerrë ar në jug të venezuelës  në zonat të cilat janë shkatërruar nga minierat e jashtëligjshme. “Investimi 
i Turiqsë do të ndikojë në zhillimin e fushave të arit në Orinoco dhe shpresoj që ajo që po nënshkruajmë të bëhet shembull i zhvillimit ekologijk që respekton natyrën por 
ndërkohë është shumë produktiv”, u shpreh presidenti venezuelian gjatë nënshkrimit të marrëveshjes. 
Në krahinën e Orinocos në jug të Venezuelës, ata që në mënyrë të jashtëligjshme angazhohen në nxjerrjen e arit,  ndërmarrin gërmime nëntokësore që ka dëmtuar mjedisin dhe komunitetit indigjene si dhe kanë djegur sipërfaqe pyjesh dhe ndotur lumenjtë. 
Përveç marrëveshjes për arin, Maduro gjithashtu nënshkroi me Turqinë marrëveshje që kanë lidhje me ndërtimin e një rafinerie amonikau si dhe për shfyrëzimin e rezervave të gazit.  
Ndërkaq, presidenti turk Rexhep Taip Erdoan pritet të vizitojë këtë vit Venezuelën, por ende nuk është caktuar një datë. Vendin e amerikës jugore, Erdoan e pati vizituar në dhjetor të 2018-ës në shenjë mbështetjeje për Maduron, pasi SHBA dhe disa vende europiane sanksionuan Karakasin pas rizgjedhjes në detyrë të Maduros i cili u akuzua për manipulim të procesit zgjedhor. 

Gazetare Elda Pepa

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme