Turqia jep ‘OK’ ndaj Finlandës dhe Suedisë për anëtarësimin në NATO, Biden: Mënyrë e shkëlqyer për të nisur samitin

Botë | 4 vite më parë

Presidenti i SHBA, Joe Biden ka përshëndetur vendimin e Turqisë për të hequr veton ndaj Finlandës dhe Suedinë, ndërsa ka uruar dy vendet drejt rrugës së tyre për anëtarësimin në NATO. Biden tha se zgjerimi i NATO-s drejt lindjes do të forcojë Aleancën.

“Urime Finlandës, Suedisë dhe Turqisë për nënshkrimin e një memorandumi trepalësh – një hap vendimtar drejt NATO-s për Finlandën dhe Suedinë, që do të forcojë Aleancën tonë dhe sigurinë tonë kolektive. Është një mënyrë e shkëlqyer për të filluar Samitin”, shkroi Biden.

Të tre vendet, Turqia, Finlanda dhe Suedia nënshkruan një memorandum të përbashkët “për të zgjeruar mbështetjen e tyre të plotë kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së njëri-tjetrit” pas takimit në samitin e NATO-s në Madrid.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme