Twitter miraton marrëveshjen: Musk duhet të blejë kompaninë prej 44 miliardë dollarësh

Botë | 4 vite më parë

Twitter e konsideron ende aktive marrëveshjen me Elon Musk që ky i fundit të blejë kompaninë.

Aksionarët e Twitter kanë miratuar këtë të martë (13 shtator) marrëveshjen me Elon Musk për të blerë kompaninë për 44 miliardë dollarë (38 miliardë paund).

Vendimi u mor në një konferencë të shkurtër me investitorët nga selia e kompanisë në San Francisko. Kjo do të thotë se Twitter tani do të përpiqet të detyrojë Elon Musk të blejë kompaninë në gjykata.

Votimi mund të kishte shënuar fundin e ndjekjes ligjore të Twitter-it, por aksionarët tani i kanë dhënë kompanisë dritën jeshile për të ndjekur Musk në gjykatë.

Të dy do të takohen përpara një gjykate shtetërore të Delaware në tetor. Gjatë seancës, një gjyqtar do të vendosë nëse Musk duhet të blejë apo jo kompaninë.

Twitter aktualisht vlerësohet në 32 miliardë dollarë, dukshëm më poshtë ofertës prej 44 miliardë dollarësh nga Musk.

Twitter e paditi Musk për ta detyruar atë të përfundojë marrëveshjen. Kujtojmë se më 25 prill, Twitter pranoi propozimin e Musk për të blerë platformën për 44 miliardë dollarë. Por më 9 korrik, Musk hoqi dorë nga blerja e platformës pasi sipas tij kishte shkelje të shumta të marrëveshjes. Musk tha se ishte tërhequr sepse Twitter nuk arriti të jepte informacion të mjaftueshëm për numrin e llogarive të padëshiruara dhe false.

Ndërkohë Twitter disa ditë pas tërheqjes së Musk, më 13 korrik paditi në gjykatë miliarderin, duke kërkuar nga një gjykatë në Delaware që të urdhërojë Musk të përfundojë bashkimin me 54.20 dollarë për aksion të Twitter.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme