Tyson: Nuk jam më vegan, nuk më dha forcën e nevojshme

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Të shtunën, më 28 nëntor, Mike Tyson do të rikthehet në ring në moshën 54-vjeçare për tu ndeshur me Roy Jones Junior. Për t’u përgatitur për takimin, Iron Mike la dietën vegane për t’u rikthyer në ngrënien e mishit: “Unë e ndalova dietën vegane për t’u përballur me stërvitjet e rënda që zhvillova. Kjo dietë nuk më dha forcën e nevojshme për të siguruar qëndrueshmëri dhe maksimum energje. Sot unë ha vetëm mish. Të gjitha gjërat më bëjnë të ndihem mire”.

Të dy boksierët do të përballen në Los Angeles në një ndeshje që shumë po pyesin nëse do të jetë vetëm një performancë. Arbitri i caktuar për këtë duel është përpjekur të sigurojë tifozët në mikrofonët e Fox Sport: “Unë do ta ndaloj eventin në çdo kohë nëse bëhet një ndeshje e vërtetë boksi”, megjithëse është e vështirë të besosh duke ditur temperamentin e dy ish-boksierëve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme