U kap me 1000 fara kanabis në automjet, do i shiste në Tiranë, arrestohet 31-vjecari 

Aktualitet | 6 muaj më parë

Një 31-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi u kap me fara kanabisi në mjetin e tij gati për t’i shitur.

Ai u arrestua gatë operacionit të koduar “Procesi”, ku pas kontrolleve në Rrugën e Dafinave në mjetin tip “Benz” me të cilin po lëvizte iu gjetën të fshehura në një qese 1000 fara kanabisi.

Në pranga përfundoi 31-vjeçari R.A., ndërsa farat narkotike dhe automjeti u sekuestruan si prova materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme