U nda nga jeta një ditë parë, mbahen sot homazhet për Gerti Bogdanin

Aktualitet | 2 vite më parë

Ndarja nga jeta e ish-deputetit demokrat Gerti Bogdani ka bërë bashkë politikën dhe në nderim të figurës së tij, Kuvendi ka njoftuar mbajtjen e homazheve në sallën e seancave plenare ditën e sotme prej orësh 10:00 deri në 12:00.

Ndërkohë Partia Demokratike ditën e sotme e ka shpallur ditë zie në nderim të figurës së Bogdanit dhe ka anuluar të gjitha takimet politike në të gjithë vendin, duke nisur nga dita e djeshme deri në përfundim të ditës së sotme.

Po ashtu, flamujt në selinë qendrore të PD dhe në rrethe, do të ulen në gjysmë shtizë.

Gerti Bogdani u nda nga jeta një ditë më parë si shkak i një arresti kardiak. Ndarja e parakohshme e tij në moshën 44 vjeçare ka tronditur jo vetëm familjarët por edhe opinionin publik.

Të shumta ishin reagimet dhe shprehjet e ngushëllimeve nga bashkëpunëtorët e tij politik, por edhe të kampit kundërshtar politik. Bogdani e nisi karrierën politike në radhët e Partisë Demokratike kur kandidoi për Kryetar të Njësisë Bashkiake nr. 10 Tiranë, garë të cilën e fitoi asokohe. Ai ka mbajtur edhe pozicionin e drejtuesit të forumit rinor të PD si dhe deputet në dy legjislatura.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme