U përjashtua nga PD, reagon Spaho: Vendim i pavlefshëm, kryesia nuk ekziston

Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho e ka konsideruar të pavlefshëm vendimin e Kryesisë së PD për përjashtimin e 8 anëtarëve të parties. Ndërkohë që bëjmë me dije se mes tyre edhe vetë Spaho.
Teksa pati një prononcim për mediat nga Korça, Spaho është shprehur se vendimi i djeshëm i mbledhjes së Kryesisë së partisë më të madhe opozitare nuk i është i vlefshëm. Këtë Spaho e ka justifikuar me pretendimin se 60% e anëtarëve të saj nuk janë zgjedhur, por caktuar nga kryetari i PD Lulzim Basha.
E për rrjedhoj kjo sipas tij është një shkeje e statutit të partisë për zgjedhjen e anëtarëve të Kryesisë me dy kandidatura. Nga ana tjetër, Spaho shtoi se Basha është shkarkuar nga 4446 delegatë të Kuvendit të 11 dhjetorit si dhe rreth 44 mijë anëtarë të PD në referendumin e 18 dhjetorit.
“Vendimi është i pavflefshëm pasi ajo kryesi nuk ekziston. Nuk ka pas ekzistuar as me statutin e miratuar në Korrik pasi nuk u zbatuan kriteret statutore të zgjedhjes me 2 kandidatura. 60% e saj u emërua nga Lulzim Basha. Së dyti në Kuvendin e 11 dhjetorit 4446 delegatë kanë shkarkuar Lulzim Bashën dhe kryesinë e ashtuquajtur kryesi e PD. Shkarkimi i Lulzim Bashës është vendosur nga 44 mijë anëtarë. Këta që shihni këtu, këta të shkarkoj në dhe jo Lulzim Basha”, u shpreh Edmond Spaho.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




