U shkarkua të premten, Sam Altman do të rikthehet në krye të OpenAI

Botë | 3 vite më parë

Bashkëthemeluesi i OpenAI, Sam Altman do të kthehet si CEO vetëm disa ditë pasi u shkarkua nga bordi.

Marrëveshja, në parim, përfshin instalimin e një bord të ri, njoftoi kompania e teknologjisë.

Rikthimi i Altman vjen pas shkarkimit të tij të premten, që pasoi me një letër të hapur nga stafi i cili kërcënoi të jepte dorëheqjen nëse ai nuk rivendosej si CEO.

“Mezi pres të kthehem në OpenAI. Unë e dua OpenAI, dhe gjithçka që kam bërë gjatë ditëve të fundit ka qenë në shërbim të mbajtjes së këtij ekipi dhe misionit të tij së bashku. Mezi pres të kthehem në OpenAI dhe të ndërtoj partneritetin tonë të fortë me Microsoft”, tha Altman.

Përveç kthimit të Altman, OpenAI ra dakord në parim të rikonstituonte pjesërisht bordin e drejtorëve që e kishte shkarkuar atë.

Pas shkarkimit të Altman, në vend të tij përkohësisht u emërua drejtuesja teknologjike e kësaj kompanie, shqiptarja Mira Murati. “OpenAI” u themelua si një organizatë jofitimprurëse në vitin 2015 me misionin kryesor për të siguruar që nga inteligjenca artificiale të përfitojnë të gjithë njerëzit./ BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme