U shpall “non grata”, DASH çon në Kongres Sali Berishën dhe familjen e tij

Politikë | 5 vite më parë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim ka publikuar të premten raportin e Departamentit të Shtetit për Kongresin amerikan në lidhje me personat e përcaktuar për korrupsion të rëndësishëm.
Raporti paraqet përfshirjen e ish-kryeministrit Berisha dhe familjes së tij në listën e periudhës Prill-Qershor 2021. Konteksti argumentativ i raportit për kufizimet e vizave antikleptokraci dhe të drejtat e njeriut për vitin fiskal 2021, e përcakton papërshtatshmërinë për “zyrtarët e qeverive të huaja dhe anëtarët e tyre të ngushtë të familjes për të cilët Sekretari i Shtetit ka informacion të besueshëm se janë përfshirë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, në korrupsion të rëndësishëm, përfshirë korrupsionin në lidhje me nxjerrjen e burimeve natyrore ose një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut,  përfshirë ndalimin e gabuar të stafit të punësuar në vend të një misioni diplomatik të SHBA ose një qytetari ose shtetasi të SHBA” se nuk do të ketë të drejtë për hyrje në SHBA.
Vendimi për shpalljen publike ose mbajtjen private të tij për zyrtarët e qeverive të huaja dhe anëtarët e tyre të ngushtë të familjes për të cilët Sekretari ka informacione të tilla të besueshme pa marrë parasysh nëse individi ka aplikuar ose jo për vizë, është gjithashtu kompetencë e sekretarit të shtetit, paraqet raporti legjislacionin.  
Në raport theksohet gjithashtu se, “Sekretari mund të heqë dorë nga aplikimi i paragrafit (1) nëse Sekretari përcakton se heqja dorë do t’i shërbente një interesi kombëtar bindës ose se rrethanat të cilat e bëjnë individin të jetë i papranueshëm, kanë ndryshuar mjaftueshëm”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme