Udhëheqësit botërorë dënojnë sulmin rus në centralin bërthamor

Udhëheqësit botërorë po akuzojnë Rusinë se po rrezikon sigurinë e një kontinenti të tërë pasi forcat e saj sulmuan një termocentral bërthamor dhe ndezën një zjarr.
Një zjarr shpërtheu në centralin bërthamor të Zaporizhzhia – më i madhi në Evropë – pas asaj që autoritetet ukrainase thanë se ishte një sulm nga Rusia.
Shërbimet e Urgjencës të Ukrainës arritën të shuanin zjarrin, i cili shpërtheu në një ndërtesë jashtë perimetrit të uzinës, por autoritetet thonë se trupat ruse kanë kapur centralin.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Jonson tha se sulmi “i pamatur” i Rusisë mund të “kërcënojë drejtpërdrejt sigurinë e të gjithë Evropës”.
Presidenti i SHBA Joe Biden i kërkoi Moskës të ndalojë aktivitetet e saj ushtarake rreth zonës, ndërsa kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se “sulmet e tmerrshme” nga Rusia “duhet të pushojnë menjëherë”./BBC
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




