Udhëheqësit e Koresë së Jugut, Japonisë dhe Kinës do të takohen në një samit trepalësh

Diplomatë të lartë të Koresë së Jugut, Kinës dhe Japonisë kanë rënë dakord këtë të martë që udhëheqësit e vendet të tyre të takohen në një samit trepalësh sa më shpejt të jetë e mundur.
Në vitin 2008, tre vendet kishin rënë dakord të takoheshin çdo vit për të nxitur bashkëpunimin rajonal, por kjo iniciativë u la në hije për shkak të mosmarrëveshjeve dypalëshe dhe pandemisë së covid 19. Samiti më i fundit u mbajt në 2019-ën.
Ministria e jashtme koreano-jugore u shpreh në një deklaratë se po diskutohet data kur do të mbahet samiti, dhe se ministrat e jashtëm të tre vendeve do të takohen brenda pak muajsh.
Ministrja e jashtëm japoneze, Joko Kamikaua (Yoko Kamikawa), ndërkohë u shpreh se tre vendet ishin të të njëjtit mendim për nevojën për të rifilluar bisedime të nivelit të lartë mes tyre. “Besoj se është shumë me vlerë të diskutohen sfidat e ndryshme me të cilat po përballet rajoni”, u shpreh ajo për gazetarët.
Seuli dhe Tokio ndërkohë ranë dakord këtë vit për t’i dhënë fund mosmarrëveshjeve ligjore, diplomatike dhe tregtare mes tyre mbi çështje që e kanë origjinën që nga pushtimi japonez i Koresë në vitet 1910-45.
Gazetare Elda Pepa
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




