“Udhët kulturore në Gjirokastër”-Projekt për restaurimin e 5 manastireve të luginës së Drinos

Lugina e lumit Drino në Gjirokastër një nga zonat më të pasura me rrënoja dhe gjurmësh të vendbanive antike, bizantine dhe mesjetare njihet edhe për numrin e lartë të manastireve.
Për vet vlerat që trashëgojnë këto manastire si monumente kulture mbetet e rëndësishme ruajta dhe rijetësimi i tyre.
Në këtë kuadër projekti “Udhët kulturore të manastireve të Luginës së Drinos: Të lidhurit e bashkësive rurale”, bëri bashkë në një workshop, palë të interesuara për ruajtjen dhe trashëgiminë e këtyre vlerave kulturore.
Elena Mamani, drejtoreshë e ekzekutive e organizatës, “Trashëgimi kulturore pa kufi për Shqipërinë”, e cila implementon dhe këtë projekt u shpreh se gjendja në të cilën ndodhen këto manastire bën të domosdoshme restaurimin për mos lejimin e degradimit të mëtejshëm të tyre.
Ardis Duka, drejtor i drejtorisë rajonale të trashëgimisë kulturore në Gjirokastër, u shpreh se projekte të tilla janë të rëndësishme për ruajtjen e trashëgimisë tonë kulturore, por konservimi dhe jetësimi I këtyre manastireve do ti bënte ata edhe më të vizitueshëm.
Për studiuesin, profesor Pirro Tomo, ruajtja e këtyre monumenteve të kulturës mbetet detyrë për brezin tonë për ti trashëguar ato në brezat e
Ky projekt financohet nga fondi I ambasadorëve të SHBA-së për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe Suedisë si dhe në bashkëpunim me fondin Botëror të monumenteve.
Projekti ka në focus 5 manastire që gjenden në Luginën e Drinos, përkatësisht në Migul Spile, Vanistër, Dhuvjan e Goranxi.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




