Udhëzuesi i plotë, të gjitha linqet për të dërguar SMS dhe hapat për të votuar Alis sonte në Eurovizion

Muzikë | 6 muaj më parë

Shqipëria ngjitet sonte në skenën e gjysmëfinales së dytë të Eurovision Song Contest, e përfaqësuar nga Alis. Për shkak se publiku brenda territorit shqiptar nuk mund të votojë, e gjithë vëmendja dhe shpresa për kualifikim në finale mbetet te votat e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

Për t’ia bërë sa më të lehtë diasporës, më poshtë gjendet një udhëzues praktik me të gjitha linqet e drejtpërdrejta të votimit sipas shteteve.

Si funksionon votimi? Dërgoni kodin 13!

Procesi i votimit është i thjeshtë, por kërkon vëmendje në oraret e përcaktuara.

Kodi i votimit

Për të votuar për Shqipërinë, duhet të dërgoni SMS me tekstin: 13.

Orari

Dritarja e votimit hapet menjëherë pas performancës së fundit (sipas skaletës, rreth orës 22:30 – 22:45) dhe qëndron e hapur për vetëm 18 minuta.

Kufiri

Çdo numër celulari mund të dërgojë deri në 10 SMS.

Është thelbësore që mbështetësit e Alis të presin sinjalin zyrtar të hapjes së televotimit gjatë transmetimit live. Çdo votë e dërguar jashtë dritares prej 18 minutash, nuk llogaritet, ndaj saktësia është po aq e rëndësishme sa dëshira për të mbështetur Shqipërinë.

Linqet e drejtpërdrejta të votimit sipas shteteve

Për shtetet pjesëmarrëse në këtë gjysmëfinale, si dhe për disa nga shtetet kualifikuara automatikisht (Franca, Austria), votimi mund të bëhet direkt duke klikuar në linqet e mëposhtme, të cilat gjenerojnë automatikisht SMS-në e duhur në telefonin tuaj:

Zvicër: Kliko për të dërguar SMS (Kodi 13)

https://www.t2ll.com/auth/sms-redirect?phoneNumber=377&msg=13

Francë: Kliko për të dërguar SMS (Kodi 13)

https://www.t2ll.com/auth/sms-redirect?phoneNumber=72121&msg=13

Austri: Kliko për të dërguar SMS (Kodi 13)

https://www.t2ll.com/auth/sms-redirect?phoneNumber=09010502513&msg=13

Norvegji: Kliko për të dërguar SMS (Kodi 13)

https://www.t2ll.com/auth/sms-redirect?phoneNumber=26900&msg=13

Danimarkë: Kliko për të dërguar SMS (Kodi 13)

https://www.t2ll.com/auth/sms-redirect?phoneNumber=1212&msg=13

Çeki: Kliko për të dërguar SMS (Kodi 13)

https://www.t2ll.com/auth/sms-redirect?phoneNumber=9061113&msg=13

Rumani: Kliko për të dërguar SMS (Kodi 13)

https://www.t2ll.com/auth/sms-redirect?phoneNumber=1399&msg=13

Bullgari: Kliko për të dërguar SMS (Kodi 13)

https://www.t2ll.com/auth/sms-redirect?phoneNumber=17500&msg=13

Qipro: Kliko për të dërguar SMS (Kodi 13)

https://www.t2ll.com/auth/sms-redirect?phoneNumber=5511&msg=13

Letoni: Kliko për të dërguar SMS (Kodi 13)

https://www.t2ll.com/auth/sms-redirect?phoneNumber=1897&msg=13

Armeni: Kliko për të dërguar SMS (Kodi 13)

https://www.t2ll.com/auth/sms-redirect?phoneNumber=1004&msg=13

Azerbajxhan: Kliko për të dërguar SMS (Kodi 13)

https://www.t2ll.com/auth/sms-redirect?phoneNumber=9450&msg=13

Maltë: Kliko për të dërguar SMS (Kodi 13)

https://www.t2ll.com/auth/sms-redirect?phoneNumber=506157&msg=13

Ukrainë: Kliko për të dërguar SMS (Kodi 13)

https://www.t2ll.com/auth/sms-redirect?phoneNumber=7576&msg=13

Platforma Online për shtetet e tjera

Për të gjithë shqiptarët që jetojnë në shtete që nuk marrin pjesë në Eurovizion, apo në shtete specifike si Mbretëria e Bashkuar, Australia dhe Luksemburgu, votimi kryhet përmes internetit.

Mjafton të aksesoni platformën zyrtare www.esc.vote.

Për publikun në Shqipëri që dëshiron të ndjekë magjinë e Eurovizionit dhe të mbështesë moralisht përfaqësuesin tonë, transmetimi do të bëhet live në RTSH 1 HD, RTSH Muzikë dhe Radio Tirana 1.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme