UFC, ish-kampioni i dyfishtë botës tërhiqet: Kjo ishte gjithçka

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Në moshën 41-vjeçare, Daniel Cormier ka vendosur të tërhiqet nga sporti i arteve marciale mikse. Ish-kampioni i dyfishtë i botës në peshën “light heavyweight” (pesha deri 93kg) dhe peshën e rëndë deklaroi se nuk do të ngjitet më në kafaz.

Cormier, 22 fitore, 3 humbje dhe 1 duel pa rezultat, e mori vendimin pas humbjes ndaj Stipe Miocic në eventin UFC-252. Në këtë duel Cormier dueloi për titullin kampion bote të peshës së rëndë, por u mund me vendim unanim të gjyqtarëve.

“Nuk do të zhvilloj më asnjë duel në të ardhmen. Kjo ishte gjithçka për mua. Ishte një rrugëtim i gjatë, i jashtëzakonshëm. Ju falënderoj të gjithëve për gjithçka”, u shpreh Daniel Cormier në një intervistë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme