UFO-t, Pentagoni publikon përditësimin e parë që nga krijimi i zyrës për hetimin e objekteve të paidentifikuara fluturuese

Në përditësimin e parë të Pentagonit që nga krijimi i zyrës së tij për të hetuar objekte të paidentifikuara fluturuese, zyrtarët ofruan pak përgjigje, por thanë se nuk kishte asgjë që të sugjeronte një shpjegim të jetës aliene, një përgjigje për qindra raportet që kishin marrë.
“Ne nuk kemi parë asgjë që do të na shtynte të besojmë se ndonjë nga objektet që kemi parë janë me origjinë aliene,” tha Ronald Moultrie, nën sekretari i mbrojtjes për inteligjencën dhe sigurinë.
E themeluar në korrik, zyra e njohur zyrtarisht si Zyra e Zgjidhjes së Anomalive në Gjithë domenet, ka marrë disa qindra raporte të objekteve të paidentifikuara për t’u ekzaminuar, duke përfshirë disa që datojnë vite më parë.
Ndonëse nuk sqaruan se sa prej rasteve ishin analizuar dhe zgjidhur, zyrtarët deklaruan nga Pentagoni se shumë nga këto raste nuk mund të konsideroheshin të rrezikshme.
Një nga çështjet e mëdha me të cilat u përball Pentagoni kur filloi të shikonte më seriozisht çështjen e objekteve të paidentifikuara fluturuese ishte stigma rreth raportimit. Kirkpatrick tha se stigma e lidhur me raportimin e shikimeve është reduktuar ndjeshëm.
Në maj, Zëvendës Drejtori i Inteligjencës së Marinës Scott Bray u tha anëtarëve të Komitetit të Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve se baza e të dhënave të tyre ishte rritur në 400 raporte që nga publikimi i raportit të qershorit 2021./ CNN
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




