Ujërat e zeza në lumin Buna- Biologia ngre alarmin e dëmtimit të ekosistemit

Qytetarët shkodranë tregojnë se era e rëndë është e pranishme kur kalon aty, teksa shprehin si shqetësim edhe dëmtimin e resurseve peshkore nga të tilla fenomene.
“Është shume shqetësuese nga të gjitha anët edhe për njerëzit dhe për peshkimin”, tha një qytetar.
Biologia njëherësh ambjentalistja Aurora Piroviç thotë se shkarkimi u ujërave të zeza të qytetit përveçse është duke dëmtuar ekosistemin po ndikon në zhdukjen e florës dhe faunës në liqen. Sipas saj është e nevojshme në mënyrë urgjente ngritja një impianti për përpunimin e ujërave të zeza, ku sipas saj nëse nuk merren masa atëherë do të përballemi më pasoja të rënda ekologjike .
“Të gjendet një zgjidhje sa më e shpejtë për ndërtimin e një impianti për trajtimin e ujërave të zeza një premtim i cili është përfolur që në vitin 2012 kur është bërë dhe një studim. Është shumë i nevojshëm”, tha biologia Aurora Pirovic.
Ujërat e zeza të qytetit shkarkohen vetëm pak metra larg urës së vjetër të Bunës duke ndotur gjithë bregun e fshatrave të Nënshkodrës, që shtrihen në të dy anët e lumit, në një gjatësi prej rreth 40 kilometrash. Kjo ndotje ndikon direkt edhe në largimin apo dëmtimin e resurseve peshkore.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




