‘‘Uji i Ftohë” në Tepelenë, ndalesa e preferuar e turistëve

Duke pasur edhe statusin Monument Natyre, ‘Uji i ftohtë” mbetet e vizituar në të 4 stinët. I ndodhur në aksin rrugor Tepelenë – Gjirokastër, “Uji i Ftohtë” në Tepelenë është ndalesë kyç për të pushuar për të gjithë udhëtarët drejt jugut.
Udhëtarët shprehen se freskia dhe natyra e bukur është një argëtim me vete përgjatë udhëtimit të tyre .
“Uji i Ftohtë” është një zonë turistike 8 km në jug larg qytetit të Tepelenës. Kjo zonë marrë emrin “Uji i Ftohtë” sepse zona është e mbizotëruar nga burime natyrore-shkëmbore ku uji rrjedh gjithmonë i ftohtë dhe i pastër.
Ndërkohë përgjatë sipërfaqes së parkut natyror hasen edhe gjallesa dhe kafshë të ndryshme tipike për këtë zonë.
“Uji i Ftohtë” në Tepelenë ka vlera shkencore (hidrologjike, gjeomorfologjive), estetike e turistike.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




