Ukraina: 352 civilë të vrarë, mes tyre 14 fëmijë

Në ditën e pestë, luftimet vijojnë të intensifikuara teksa Rusia vazhdon me sulmet me predha ndaj Ukrainës. Edhe pse presidenti Putin ka një prej ushtrive më të fuqishme në botë, kjo nuk i ka zbrapsur ukrainasit që janë mobilizuar dhe po luftojnë për të mbrojtur vendin e tyre. Deri tani, zyrtarët ukrainas njoftojnë se kanë humbur jetën 352 civilë, mes të cilëve 14 fëmijë.
Beteja në Ukrainë vijon qytet më qytet, teksa numri i të vrarëve rritet. Për herë të parë është pranuar edhe nga Ministria e mbrojtjes ruse të dielën se ka ushtarë rusë të vrarë, por nuk është dhënë një numër.
Ndërkohë, zyrtarët ukrainas njoftojnë se deri më tani kanë humbur jetën 352 civilë, mes të cilëve 14 fëmijë, që prej fillimit të pushtimit të vendit. Qytetarët kanë dalë në rrugë për të bllokuar tanket ruse, teksa presidenti Zelenski ka bërë thirrje për mobilizim masiv dhe kush do armë për të luftuar të drejtohet te ushtria.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




