Ukraina dhe BE diskutojnë parandalimin e krizës globale të ushqimit

Botë | 4 vite më parë

Ukraina dhe BE-ja kanë diskutuar marrjen e “masave të menjëhershme për të zhbllokuar portet e Ukrainës për eksportet e grurit” pasi bllokada ruse e porteve të Ukrainës në Detin e Zi i ka detyruar eksportuesit e saj të drithit të kërkojnë alternativa për të lëvizur ngarkesën e tyre raporton BBC.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ai diskutoi parandalimin e “një krize globale ushqimore të shkaktuar nga veprimet agresive të Rusisë” gjatë bisedimeve me presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel në vizitën e tij në Odesa të hënën.

Para luftës, Ukraina eksportonte 4.5 milionë tonë prodhime bujqësore në muaj përmes porteve të saj, 12% të grurit në botë, 15% të misrit dhe 50% të vajit të lulediellit.

Por pushtimi ka gjymtuar kapacitetin e saj të eksportit. Rusia shkatërroi infrastrukturën e transportit dhe bllokoi Odesën, portin kryesor për eksportet e grurit. “Në portin e Odesa, pashë kapanone plot me drithë, grurë dhe misër gati për eksport,” tha Michel.

“Ky ushqim shumë i nevojshëm është bllokuar për shkak të luftës ruse dhe bllokadës së porteve të Detit të Zi duke shkaktuar pasoja dramatike për vendet e cenueshme. Ne kemi nevojë për një përgjigje globale,” shtoi ai.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme