Ukraina dhe Rusia rinisin të hënën negociatat në Turqi

Ukraina dhe Rusia do të nisin një rund të ri të bisedimeve në Turqi, të hënën më 28 mars. Këtë e ka bërë të ditur anëtari i ekipit negociator të Ukrainës, David Arakhamia.
“Rundi tjetër i bisedimeve do të mbahet deri më 30 mars në Turqi”, njoftoi negociatori ukrainas David Arakhamia.
Bisedimet e mëparshme me Rusinë, të nisura pas pushtimit të 24 shkurtit, u përshkruan nga Ukraina si “shumë të vështira”.
Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, tha sot se 1,119 civilë janë vrarë dhe 1,790 janë plagosur që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt. Midis të vdekurve sipas OKB-së ishin rreth 15 vajza dhe 32 djem, si dhe 52 fëmijë, gjinia e të cilëve nuk dihet ende.
Këto shifra të OKB-së përfshinë periudhën nga 24 shkurti deri më 26 mars. Numri aktual i viktimave pritet të jetë dukshëm më i lartë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




