Ukraina do të shpallë gjendje emergjente

Botë | 5 vite më parë

Një gjendje e jashtëzakonshme do të vendoset në të gjitha pjesët e Ukrainës nën kontrollin e qeverisë, njoftoi të mërkurën Këshilli Kombëtar i Sigurisë dhe Mbrojtjes i vendit.

Masa pritet të miratohet nga Parlamenti ukrainas brenda 48 orëve dhe do të zgjasë për 30 ditë, me mundësi të zgjatjes edhe për 30 ditë të tjera. 

“Në gjithë territorin e vendit tonë, përveç Donetskut dhe Luhanskut, do të vendoset një gjendje e jashtëzakonshme”, tha të mërkurën Oleksiy Danilov, Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës. 

“Qëllimi kryesor i Federatës Ruse është të destabilizojë Ukrainën nga brenda dhe të arrijë objektivin e saj. Që kjo të mos ndodhë, ne vendosëm sot dhe e morëm këtë vendim sot”, shtoi ai. 

Duke folur gjatë një konference për shtyp në Kiev, Danilov tha se Gjendja e Jashtëzakonshme do të përfshijë “forcimin e rendit dhe sigurisë publike në objektet kritike të infrastrukturës” dhe forcimin e inspektimeve në lëvizje të caktuara të transportit. 

“Në varësi të rrethanave lokale, mund të ketë masa më të forta ose më të buta për të garantuar sigurinë e vendit tonë”, shtoi ai. Të gjitha këto janë masa parandaluese, për të ruajtur paqen dhe qetësinë në vend dhe që ekonomia të vazhdojë të funksionojë./CNN


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme