Ukraina: E kemi vrarë. Moska nxjerr videon e admiralit të lartë: Është gjallë

Botë | 3 vite më parë

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka publikuar një video që tregon komandantin e Flotës së Detit të Zi në një konferencë, pavarësisht se Ukraina nga ana tjetër pretendon se e ka vrarë atë.

Deri më tani nuk është e qartë se cilës datë i përkasin filmuar pamjet, teksa Viktor Sokolov shfaqet në një komunikimin online me ministrin e Mbrojtjes.

Ministria ruse shpjegon se takimi me zyrtarë të lartë ka ndodhur të martën. Ndërsa forcat speciale të Ukrainës thanë të hënën admirali Sokolov dhe 33 oficerë të tjerë mbetën të vdekur gjatë një sulmi me raketa në selinë e flotës në Sevastopol, në Krimenë e okupuar.

Ata nuk e përmendën drejtpërdrejt emrin e admiralit dhe as nuk ofruan ndonjë dëshmi se ai kishte vdekur.

“Siç dihet, 34 oficerë u vranë si pasojë e një sulmi me raketa në selinë e Flotës së Detit të Zi të Federatës Ruse”, thuhet në një deklaratë.

“Burimet e disponueshme pohojnë se mes të vdekurve ishte komandanti i flotës ruse të Detit të Zi. Shumë [trupa] ende nuk janë identifikuar për shkak të gjendjes së pjesëve të trupit.”

Videoja tetë minutëshe tregon një kolegj të Ministrisë së Mbrojtjes, që thuhet se është zhvilluar mëngjesin e së martës.

Ministri i Mbrojtjes Sergey Shoygu është parë duke biseduar me zyrtarë të lartë në një sallë konferencash në Moskë. Ai është parë në disa raste në komunikim me video me komandantët e flotës ruse.

Të premten, Ukraina tha se kishte goditur selinë e flotës, e cila konsiderohet si më e mira e marinës ruse dhe një objektiv i rëndësishëm për Kievin.

Pamjet në mediat sociale treguan shtëllunga tymi mbi ndërtesë. Rusia tha se kishte rrëzuar pesë raketa, megjithëse një ushtarak ishte zhdukur në sulm. Forcat e Kievit kanë nisur kohët e fundit sulme pothuajse ditore kundër forcave ruse me bazë në Krime, transmeton BBC. 

Përveçse është një platformë për të sulmuar Ukrainën, flota e Detit të Zi është një simbol i pranisë ushtarake shekullore të Rusisë në rajon. Ajo ishte e dislokuar në Krime në bazë të një marrëveshjeje edhe para se Rusia të aneksonte ilegalisht gadishullin e Krimesë në vitin 2014.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme