Ukraina është skeptike për tërheqjen e Rusisë nga një pjesë e Khersonit

Një zyrtar i lartë ukrainas shprehu skepticizëm, lidhur me paralajmërimin se forcat ruse do të largohen nga bregu perëndimor i rajonit të Khersonit. Mykhailo Podolyak, këshilltar i kreut të Zyrës së Presidentit të Ukrainës, shkroi në Twitter: “Veprimet flasin më shumë se fjalët. Nuk po shohim asnjë shenjë se Rusia po e lë Khersonin pa luftë”.
“Ukraina po çliron territoret e saj bazuar në të dhënat e inteligjencës, jo nga deklaratat e inskenuara televizive,”- shtoi Podolyak. CNN

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




