Ukraina godet me artileri shtabin qëndror të mercenarëve rusë, Wagner

Artileria ukrainase ka goditur një seli të grupit paraushtarak rus të mercenarëve Wagner, në lindje të Ukrainës. Sulmi në Popasna u raportua nga Serhiy Hayday, guvernatori ukrainas i rajonit të Luhansk, dhe disa reporterë të luftës pro-Kremlinit.
Numri i viktimave si dhe detajet nuk janë ende të qarta. Grupi u vendos në Krime dhe rajonin e Donbasit të Ukrainës në vitin 2014, kohë kur forcat e mbështetura nga Kremlini dëbuan trupat ukrainase nga zonat, që më vonë deklaruan se ishin pjesë e Rusisë.
Njësitë Wagner janë dërguar edhe në Siri, Libi, Mali dhe Republikën e Afrikës Qendrore. BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




