Ukraina hedh një hap më shumë drejt statusit të vendit kandidat në BE

Botë | 4 vite më parë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka nënshkruar ligjin e ratifikimit të Konventës së Stambollit, hap që përfaqëson një nga kushtet për t’i dhënë Ukrainës statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, raporton La Repubblica.

Konventa e Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje e njohur edhe si Konventa e Stambollit, është një konventë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut që përcakton standardet bazë dhe detyrimet e shteteve në parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe asaj në familje.

Detyrimet e saj mbulojnë katër fusha veprimi: Parandalimi i dhunës ndaj grave, mbrojtja e viktimave, ndjekja penale e autorëve të veprës penale, si dhe zbatimi i politikave gjithëpërfshirëse dhe të bashkërenduara përkatëse. 

34 vende anëtare të Këshillit të Evropës kanë ratifikuar Konventën e Stambollit dhe duhet të miratojnë masa për të përmbushur angazhimin e tyre për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje. Ndërsa 12 vende anëtare, përfshirë BE e kanë nënshkruar atë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme