Ukraina i bën thirrje Hungarisë të “dalë në anën e duhur të historisë”

Ukraina tha se qëndrimi i Hungarisë se është e gatshme të paguajë me rubla për gazin rus ishte një qëndrim “jomiqësor” që shkatërron unitetin e Bashkimit Evropian mbi pushtimin rus raporton REL.
“Nëse Hungaria vërtetë dëshiron t’i japë fund luftës, ja çfarë duhet të bëjë: të ndalë së shkatërruari unitetin e BE-së, të mbështesë sanksionet e reja kundër Rusisë, të ofrojë mbështetje ushtarake për Ukrainën dhe të mos krijojë burime të tjera financimi për makinerinë ushtarake ruse. Kurrë nuk është vonë për të dalë në anën e duhur të historisë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse, Oleg Nikolenko.
Hungaria, që ka mbështetur sanksionet e BE-së për Rusinë, ka thënë se është e gatshme të paguajë me rubla për gazin rus, ashtu siç ka kërkuar presidentin rus, Vladimir Putin.
Shtetet e Bashkimit Evropian janë shprehur kundër kësaj kërkese të Putinit, duke argumentuar se shkelë kontratat ekzistuese për furnizim me energjinë ruse.
Hungaria po ashtu ka thënë se nuk do të lejojë që territori i saj të përdoret si transit për dërgimin e armëve për Ukrainën, e cila që nga 24 shkurti po përballet me agresionin rus.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




