Ukraina kërkon nga Perëndimi embargo të plotë ndaj energjisë ruse

Ukraina do të vazhdojë të kërkojë nga Perëndimi që të vendosë embargo në naftën dhe gazin e Rusisë, pasi ky shtet nisi pushtimin e Ukrainës, tha më 7 prill kryediplomati ukrainas raporton REL
Dmytro Kuleba po ashtu bëri thirrje që aleatët e NATO-s ta furnizojnë Ukrainën me avionë, sisteme të mbrojtjes, raketa dhe makina ushtarake.
“Ne do të vazhdojmë të insistojmë për embargo të plotë mbi naftën dhe gazin”, tha ai për gazetarët, teksa foli përkrah sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
NATO sot vazhdon për të dytën ditë me radhë takimin me ministrat e Jashtëm të aleancës, ku po merr pjesë edhe kryedipomati ukrainas.
Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur një seri pakosh të sanksioneve. Uashingtoni ka ndaluar importet e energjisë ruse, por jo edhe BE-ja.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




