Ukraina në ‘luftë’ me korrupsionin, japin dorëheqjen disa zyrtarë! Bastisen shtëpitë e miliarderëve

Botë | 4 vite më parë

Ukraina ka nisur një valë të re bastisjesh kundër korrupsionit ndaj figurave të profilit të lartë, duke përfshirë një nga njerëzit më të pasur të vendit, Ihor Kolomoisky. Kolomoisky është një nga individët më të njohur të Ukrainës, ku detektivë shkuan për kontroll në shtëpinë e tij në qytetin juglindor të Dnipros. Manjati mori rolin e guvernatorit të rajonit më të gjerë të Dnipropetrovsk në vitin 2014 dhe luajti një rol kyç në financimin e batalioneve vullnetare në përgjigje të pushtimit fillestar të Rusisë në Ukrainën lindore.

Shtëpia e ish-ministrit të brendshëm Arsen Avakov u kontrollua gjithashtu, si pjesë e spastrimit të dukshëm. Ukraina ka nisur një aksion kundër korrupsionit dhe zyrtarët thanë se drejtuesit e shërbimit doganor ishin shkarkuar.

Dhjetë figura kryesore ukrainase dhanë dorëheqjen javën e kaluar, si pjesë e spastrimit, duke përfshirë zëvendës shefin e zyrës së Zelensky, Kyrylo Tymoshenko.

Disa zëvendësministra dhe guvernatorë rajonalë u përjashtuan gjithashtu. Zelensky tha në atë kohë se çdo problem i brendshëm që pengonte shtetin do të pastrohej për të ndihmuar “afrimin e Ukrainës me institucionet evropiane”.

Kreu i partisë së Presidentit Volodymyr Zelensky, David Arakhamia tha se Ukraina do të ndryshojë gjatë luftës.

“Nëse dikush nuk është gati për ndryshim, atëherë vetë shteti do të vijë dhe do t’i ndihmojë ata të ndryshojnë,” tha Arakhamia.

Ukraina është vënë nën presion nga partnerët e saj perëndimorë, veçanërisht BE-ja, për të luftuar korrupsionin. Kur Zelensky erdhi në pushtet në vitin 2019, ai përmendi luftën kundër korrupsionit si një nga prioritetet e tij kryesore.

Ky aksion ndodh në një kohë kur Kievi do të presë samitin e BE për Ukrainën këtë javë. Kievit iu dha statusi i kandidatit për në BE katër muaj pas pushtimit të Rusisë, ku iu kërkua të bënte më shumë për të luftuar korrupsionin.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme