Ukraina nis ofensivën e shumëpërfolur kundër trupave ruse

Botë | 3 vite më parë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky duket se ka konfirmuar se ofensiva e shumëpritur e Ukrainës kundër Rusisë ka filluar. 

“Po zhvillohen veprime kundërsulmuese dhe mbrojtëse,” tha ai të shtunën. Por shtoi se nuk do të fliste në detaje se në cilën fazë ishte kundërofensiva.

Trupat ukrainase kanë avancuar në lindje pranë Bakhmutit dhe në jug pranë Zaporizhzhias, duke kryer edhe sulme me rreze të gjatë ndaj objektivave ruse.

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha në një intervistë me video të publikuar të premten se: “Mund të themi patjetër se kjo ofensivë ukrainase ka filluar”.

Duke folur në Kiev, pas bisedimeve me kryeministrin kanadez Justin Trudeau, Zelensky i përshkroi fjalët e liderit rus si “interesante”.

“Është e rëndësishme që Rusia ta ndiejë gjithmonë këtë. Ata nuk kanë shumë kohë, për mendimin tim”,- tha ai. BBC

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme