Ukraina përgatitet për sulme të rënda nga rusët, ndërsa feston Ditën e Pavarësisë

Botë | 4 vite më parë

Ukraina u përgatit për ato që presidenti Volodymr Zelenskyy i paralajmëroi se mund të ishin sulme brutale nga rusët, ndërsa vendi festoi Ditën e Pavarësisë.  Banorët e Kievit u zgjuan nga sirenat e sulmit ajror, por nuk pati sulme të menjëhershme. Kryeqyteti është kursyer nga sulmet gjatë muajve të fundit. Lufta që pritej të ishte një pushtim i rrufeshëm nga Moska, u shndërrua në një konflikt të ashpër, sidomos në lindje dhe jug. 

Kryeministri britanik në largim, Boris Johnson, festoi në Kiev, e treta vizitë e tij që nga fillimi i luftës. Liderë të tjerë evropianë shfrytëzuan rastin për të premtuar mbështetje të palëkundur për vendin.  SHBA njoftoi një paketë të re të madhe ndihme ushtarake që arrin në rreth 3 miliardë dollarë për të ndihmuar forcat ukrainase të luftojnë për vitet në vijim. 

Dita e Pavarësisë përkujton shpalljen e pavarësisë së Ukrainës në vitin 1991 nga Bashkimi Sovjetik. Autoritetet e Kievit ndaluan tubimet e mëdha në kryeqytet, nga frika se festa kombëtare mund të sjellë sulme të rënda me raketa nga rusët.

“Provokimet ruse dhe sulmet brutale janë një mundësi”, tha Zelenskyy në një deklaratë. “Ju lutemi respektoni me përpikëri rregullat e sigurisë. Ju lutemi respektoni shtetrrethimin. Kushtojini vëmendje sirenave ajrore. Kushtojini vëmendje njoftimeve zyrtare. Ne të gjithë duhet të arrijmë fitoren së bashku. Megjithatë, një atmosferë festive mbizotëroi në sheshin Maidan të Kievit. Mijëra banorë të Kievit pozuan për foto pranë tankeve ruse të djegura të cilat janë ekspozuar.  Apnews

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme