Ukraina thirrje për armëpushim me qëllim riparimin e linjave të energjisë elektrike në centralin bërthamor të Çernobilit

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha të mërkurën se Rusia duhet të respektojë urgjentisht një armëpushim të përkohshëm për të lejuar riparimet në një linjë elektrike në termocentralin bërthamor të Çernobilit, duke thënë se rrezatimi mund të rrjedhë nëse ndërprerja e energjisë elektrike vazhdon raporton Reuters.
“Gjeneratorët rezervë me naftë kanë një kapacitet 48-orësh për të fuqizuar NPP-në e Çornobilit. Pas kësaj, sistemet e ftohjes së objektit të depozitimit të karburantit bërthamor të harxhuar do të ndalojnë, duke bërë që rrjedhjet e rrezatimit të jenë të pashmangshme,” tha ai në Twitter.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




