Ukrainasit përgatiten për një dimër të vështirë

Botë | 4 vite më parë

Ukraina pritet të përballet me ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike deri në mars të 2023, pasi sulmet ajrore ruse kanë shkaktuar dëme “kolosale” në rrjetin elektrik.

Për të përballuar dimrin e ashpër, autoritetet po u bëjnë thirrje ukrainasve që të grumbullojnë furnizime, si dhe të evakuohen nga zonat e goditura më rëndë.

Sergey Kovalenko, CEO i ofruesit privat të energjisë DTEK Yasno, tha se kompania është udhëzuar nga operatori shtetëror i rrjetit të Ukrainës, për të rifilluar ndërprerjet emergjente në zonat që mbulon, duke përfshirë madje edhe Kievin dhe rajonin lindor Dnipropetrovsk.

“Tani ka më pak ndërprerje, por duhet të na kuptojnë. Me shumë mundësi, ukrainasve do t’u duhet të jetojnë me ndërprerje të energjisë të paktën deri në fund të marsit,”- paralajmëroi Kovalenko në Facebook.

“Ne duhet të jemi të përgatitur për opsione të ndryshme, madje edhe ato më të këqijat”- u tha ai banorëve ukrainas.

Rusia ka nisur sulme masive ajrore kundër rrjetit energjetik të Ukrainës dhe infrastrukturës jetike që nga 10 tetori, ndërsa lufta po i afrohet 9 muajve. Sulmet kanë shkaktuar ndërprerje masive të energjisë elektrike, si dhe kanë privuar miliona ukrainas nga shërbimet jetike. Apnews

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme