Ukrainë: 135 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit

Botë | 5 vite më parë

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës thotë se 135 fëmijë janë vrarë dhe 184 janë plagosur që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë raporton BBC.

Duke dhënë një përditësim mbi viktimat e fundit, zyrtarët thonë se dy fëmijë u vranë gjatë luftimeve të ashpra në qytetin Rubizhne, rajoni i Luhansk.

Dhe të enjten, dy fëmijë të moshës gjashtë dhe 13 vjeç u plagosën në Novomykhailivka, rajoni Donetsk, pas bombardimeve ruse.

Prokurorët shtuan se tre adoleshentë – të moshës 13, 14 dhe 15 vjeç – u hodhën në erë nga një minë në Obilne në rajonin e Zaporizhia.

Ata u dërguan në Spitalin Melitopol ku njëri ndodhet në gjendje kritike në terapi intensive.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme