Ukrainë, mbi 30 të vrarë në një sulm me raketa në një stacion treni

Më shumë se 30 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 100 të tjerë janë plagosur pas dy raketa ruse goditën një stacion hekurudhor në lindje të Ukrainës. Kompania shtetërore ukrainase e hekurudhave thotë se incidenti ndodhi pasi dy raketa ruse goditën stacionin në Kramatorksit në lindje të vendit.
Guvernatori i Donetksut , Pavlo Kyrylenko, u shpreh se në momentin që stacioni u godit, në të ndodheshin mijëra civilë në pritje për t’u evakuuar në zona më të sigurta në territorin ukrainas.
Agjencia e lajmeve Reuters raportoi se tre trena me të evakuuar u bllokuan të enjten po në lindje të Ukrainës pasi një sulm ajror dëmtoi shinat.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




