Ukrainë, sulmohet porti i Odesës/ Perëndimi kritikon lëshimin e raketave ndaj objekteve të grurit

Botë | 3 vite më parë

Ushtria ukrainase njoftoi se forcat ruse nisën një valë të re sulmesh me dronë dhe raketa drejt objektivave në Ukrainë, duke shkaktuar viktima civile dhe dëme të konsiderueshme në objektet e depozitimit të grurit.

Raketat Kalibr të lëshuara nga një nëndetëse ruse në Detin e Zi vranë një roje sigurie dhe dëmtuan një terminal mallrash në rajonin e Odesës, tha guvernatori Oleh Kiper.

Odesa, porti kryesor i Ukrainës në Detin e Zi, është shnjestruar vazhdimisht nga sulmet ruse në javët e fundit. Ministri ukrainas i Infrastrukturës, Oleksandr Kubrakov se qëllimi i sulmeve ruse është “privimi i botës nga ushqimi ukrainas, duke krijuar kështu një krizë globale ushqimore”. 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy vizitoi sot qytetin Dnipro në Ukrainën juglindore ku zhvilloi një takim me zyrtarë të lartë për të diskutuar mbi furnizimet për frontin e luftës dhe mbrojtjen ajrore.

Luftimet të ashpra vazhdojnë në rajonin jugor të Zaporizhzhia-s, veçanërisht rreth fshatit Robotyne, ku forcat ukrainase po  përpiqen të thyejnë linjat mbrojtëse ruse, të  cilat janë përforcuar nga minimi i zonës.

Gazetar: Artur Mata


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme