Ulje emergjente për aeroplanin e Utah Jazz, terror në bord

Basketboll | 6 vite më parë

Frika për Utah Jazz, formacioni kryesor i Konferencës Perëndimore të NBA: gjatë fluturimit transferues në Memfis, ku ekipi i Salt Lake City do të përballej me Grizzlies, aeroplani goditi një tufë zogjsh dhe një nga motorët morën flakë, duke shkaktuar panik në bord.

Ky incident e detyroi pilotin të kthehej menjëherë dhe të kërkonte një ulje emergjente. Kaq frikë për të gjithë, por askush nuk u lëndua. Grupi i Utah Jazz u largua më pas në një aeroplan tjetër: “Çfarë dite e bukur!” shkroi në Twitter Rudy Gobert, francezi i ekipit. Në vend të kësaj, Donovan Mitchell publikoi dy duar të bashkuara në shenjë lutjeje.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme