Unaza e titullit e Brajant shitet për 1 mln dollarë

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Unaza e titullit kampion e vitit 2000 të Kobi Brajant është shitur pak ditë më parë për plot 927.200 mijë dollarë. Organizatorët e ankandit kanë thënë se në 22 minutat e fundit të seancës janë bërë plot 16 oferta.

Edhe pse blerësi ende nuk është bërë publik mendohet se ka qenë e veja e basketbollistit të madh, ajo që ka fituar këtë ankand. Unaza nuk ndodhej në koleksionin e familjes Brajant dhe Vanesa Brajant bëri gjithçka për të rikthyer “në shtëpi” sendin me vlerë.

Disa prej kujtimeve personale të Kobit kishin përfunduar në duart e perosnave të ndryshëm pasi vetë prindërit e lojtarit nxorrën në ankand sendet e marra si dhuratë nga djali i tyre.

Kur mësoi për atë çfarë kishin bërë prindërit e tij (Xho dhe Pam), Kobi Brajant i dërgoi në gjygj.

Shifra e paguar për unazën e titullit të Kobit është më e larta e paguar në një ankand. Ajo ka kaluar edhe shifrën e (705,000 mijë dollarë) të paguar në një tjetër ankand për unazën e titullit kampion të Bill Rasëll me Bostonin (1957). Unazë kjo e cila ishte e para e një serie të gjatë (11).


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme