UNICEF: Mijëra fëmijë mund të jenë vrarë nga tërmetet në Turqi dhe Siri

Agjencia për fëmijë e Kombeve të Bashkuara (UNICEF) tha se tërmetet dhe goditjet pasuese, që shkatërruan mijëra ndërtesa në Turqi dhe Siri, mund të kenë vrarë mijëra fëmijë.
“Tërmetet që goditën jugun e Turqisë dhe veriun e Sirisë mëngjesin e ditës së djeshme, mund të kenë vrarë mijëra fëmijë”, tha zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder.
Sipas tij, kjo agjenci e OKB-së nuk ka mundur të saktësojë numrin e fëmijëve të vrarë. Në orët e para të mëngjesit të 6 shkurtit, Turqia dhe Siria u goditën nga një tërmet prej 7.8 ballësh.
Më vonë gjatë të hënës, edhe një tërmet i fuqishëm prej 7.5 shkallësh të Rihterit goditi Turqinë. Dy tërmetet e fuqishme, dhe qindra goditje të tjera pasuese, shkaktuan mbi 5.000 viktima në dy shtetet. Po ashtu, mijëra persona konsiderohen të zhdukur, pas shembjes së shumë ndërtesave.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




