Universiteti i Korçës, 2 300 kuota të parashikuara për vitin akademik 2021-2022

Sociale | 5 vite më parë

Prej muajit shkurt Senati Akademik i universitetit të Korçës “Fan Stilian Noli” ka miratuar kuotat për çdo program studimi, për vitin akademik 2021- 2022 në të gjitha programet që ai ofron. Artur Prifti, Drejtor i Kurrikulave flet për rreth 57 programe studimi dhe rreth 2 300 kuota. “Ne shpresojmë të vijnë sa më shumë maturantë sepse ne afrojmë shumë programe studimi. Ato janë mbi bazën e nevojave të tregut të punës” spjegon ai. 
Numri më i lartë i kuotave, rreth 1 100 është parashikuar për studimet e nivelit të parë, bachelor. Gjatë viteve të shkuara kërkesat më të larta kanë qenë për  programin e Infermierisë së Përgjithshme, Edukumit Fizik dhe Sportit si dhe për programin Financë-Kontabilitet.
Për vitin akademik 2021-2022 Universiteti i Korccë ka aplikuar në Ministrinë e Arsimit Sportit dhe Rinisë për 3 programe të reja dhe pret miratimin e tyre.
Për programet 2 vjeçare nuk lipset mesatarja, programet e bujqësisë dhe ekonomisë kërkojnë mesatare 6.5 e lart, gjuhët e huaja 7, e degët e mësuesisë 7.5. Zoti Prifti shton se edhe tarifat e arsimimit që aplikon ky universitet, të përgjysmuara tashmë, janë më të lirat. 
Universiteti i Korçës ka 4 fakultete dhe 57 programe studimi në ciklet programe profesionale 2 vjeçare, bachelor, master profesional dhe master i shkencave si dhe një program doktoraturë. Kriteret e pranimit janë ato që janë përcaktuar me VKM.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme