Ura e Belinës në Patos, rrezikon të shembet

Një urë e rëndësishme lidhëse mes fshatrave dhe qytetin, ura e Belinës në Patos, rrezikon të shembet. Këmbët e urës janë dëmtuar, ndërsa edhe rruga lidhëse me të përbën rrezik për drejtuesit e mjeteve dhe banorët e zonës. Ata tregojnë se ndërhyrja duhet bërë sa nuk është vonë.
Ura e gjatë jo më shumë se 30 metra, përdoret edhe nga fermerë të kësaj zone për të çuar prodhimet e tyre bujqësore në treg, çka e kthen në domosdoshmeri ndërhyrjen.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




