Uragani Idalia godet Floridën, përmbytje, tornado dhe ndërpreje energjie

Uragani i fuqishëm Idalia arriti në tokë pranë Keaton Beach, në Florida mëngjesin e së mërkurës, ndërsa vazhdoi më pas në Gjeorgji dhe Karolinën e Jugut, duke gjeneruar tornado, përmbytje të rrezikshme dhe erëra kërcënuese për jetën.
Qendra Kombëtare e Uraganeve bëri me dije se Idalia u zhvendos në rajonin Big Bend të Floridës si një stuhi “jashtëzakonisht e rrezikshme” e kategorisë 3, me erëra që afroheshin 125 milje në orë.
Dy vdekje u raportuan deri në mesditë, të dyja në Florida dhe që përfshinin aksidente me makinë gjatë stuhisë.
Qendra Kombëtare e Uraganeve paralajmëroi banorët e Floridës që të përgatiteshin për ndërprerje të gjata të energjisë dhe tha se disa vende mund të jenë të pabanueshme për disa javë ose muaj. Që nga ora 18:00 e ditës së djeshme (30 gusht), rreth 220,000 njerëz në Florida dhe më shumë se 230,000 në Gjeorgji ishin pa energji elektrike.
Ekipet e shërbimeve publike po punojnë për pastrimin e zonave, ndërsa inxhinierët shtetërorë inspektuan më shumë se 1000 ura në qarqet më të goditura të Floridës.
Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis (R) vizitoi Perry-n për një konferencë shtypi në orët e vona të pasdites rreth dëmeve dhe pastrimit në mbarë vendin. Ai vuri në dukje se nuk ka tregues të një numri të lartë të viktimave nga stuhia.
“Gjatë uraganit Ian në vitin 2022, zyrtarët në kontenë Lee të Floridës jugperëndimore morën thirrje të furishme 911 nga njerëz që po mbyten në shtëpitë e tyre. Të paktën 144 persona humbën jetën. “Ne nuk e kemi parë këtë në të njëjtën mënyrë në këtë stuhi”, tha tha DeSantis.
Presidenti Biden thirri DeSantis dhe guvernatorët e shteteve përreth për të treguar mbështetje dhe udhëzoi agjencitë federale të pozicionojnë personelin dhe burimet për të ndihmuar përpjekjet për reagim dhe rimëkëmbje në Florida, Gjeorgji, Karolinën e Jugut dhe Karolinën e Veriut.
Uragani ndërpreu planet e udhëtimit në të gjithë Jugun, duke sjellë kështu anulimin e rreth 900 fluturimeve.
Aeroporti Ndërkombëtar Tampa pritet të rihapet plotësisht gjatë ditës së sotme.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




