Urdhëroi fshirjen e kamerave në Mar-a-Lago, ish-presidenti Trump përballet me 3 akuza të reja

Të tjera akuza kanë dalë në pah ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump. Ky i fundit akuzohet se ka ushtruar presion ndaj një punonjësi për të fshirë pamjet e kamerave të sigurisë në Mar-a-Lago.
Tre akuza të reja duket se rëndojnë ndaj ish-presidentit amërikan, duke përfshirë, atë për mbajtje të qëllimshme të informacionit të mbrojtjes dhe dy akuza të tjera për pengim.
Një person shtesë, anëtari i stafit të Mar-a-Lago, Carlos de Oliveira, është paditur gjithashtu në këtë rast, pasi dyshohet se ka pyetur se çfarë mund të bëhet për të fshirë pamjet.
Trump është deklaruar i pafajshëm së bashku me ndihmësin e tij të ngushtë Walt Nauta, i cili gjithashtu mori dy akuza shtesë për pengim.
Dokumentet e reja të gjykatës përshkruajnë përpjekjet e supozuara midis Nauta dhe de Oliviera, menaxher i pronës në Mar-a-Lago, për të penguar hetimin e departamentit të drejtësisë.
Sipas dokumenteve të reja të gjykatës, Nauta dhe de Oliveira komplotuan për të fshirë pamjet nga kamerat e sigurisë pasi Departamenti i Drejtësisë lëshoi një fletëthirrje ku kërkonte pamjet e vëzhgimit të bodrumit ku tha se mbaheshin dokumente konfidenciale.

Sakaq, aktakuza e përditësuar pretendon se ish-presidenti Trump me vetëdije, diskutoi një dokument top-sekret me biografët që vizituan Mar-a-Lago për ta intervistuar.
Aktakuza thotë se dokumenti që Trump u zbuloi biografëve, përmbante plane të mundshme për të sulmuar “Vendin A”, të cilin mediat e identifikuan si Iran.
Akuza e fundit kundër Trump shton një listë në rritje të problemeve ligjore për manjatin e pronave dhe realitetit televiziv.
Ai aktualisht pret gjyqin për një çështje të parave në heshtje në të cilën ai përballet me 34 akuza për krime, me akuza civile në një çështje shpifjeje kundër autorit E Jean Carroll dhe prokurorët e Gjeorgjisë janë ende duke peshuar nëse do të ngrenë ose jo akuza për një përpjekje të supozuar për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve atje.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




