Urdhri Ekzekutiv i presidentit Biden, Kim: SHBA do luftoj korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, shkruan se korrupsioni dëmton politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe shëndetin ekonomik të SHBA-së dhe partnerëve dhe aleatëve të saj. Për këtë arsye, shkruan zonja Kim, SHBA është e përkushtuar për të kërkuar llogaridhënie dhe të luftojnë pandëshkueshmërinë për ata që janë përfshirë në korrupsion. Këtë deklaratë ambasadorja Yuri Kim e ka bërë teksa ka shpërndarë deklaratën e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, për Urdhrin Ekzekutiv të Presidentit amerikan, Joe Biden, që përfshin edhe Shqipërinë për bllokim pasurie për zyrtarët dhe ish-zyrtarët e korruptuar që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.
“Korrupsioni kudo dëmton drejtpërdrejt politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe shëndetin ekonomik të SHBA-së dhe partnerëve dhe aleatëve tanë. Kjo është arsyeja pse ne jemi të përkushtuar të promovojmë llogaridhënie dhe të luftojmë pandëshkueshmërinë për ata që janë përfshirë në korrupsion të rëndësishëm “, shkruan Kim.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




