Urgjencat e natës tek fëmijët, mjekët: Jo vizita në spital por në 4 qendra shëndetësore 24 orëshe

Qarkullimi i dëndur i varianteve të virusit Covid 19 si dhe virusi i gripit sezonal ka shtuar shumë numrin e fëmijëve të infektuar. Prindërit pak nga paniku e pak nga padija nxitojnë ti vizitojnë fëmijët pranë urgjencës pediatrike në QSUT, ku jo në pak raste janë krijuar rradhëpritje të gjata.
Shefja e shërbimit infektiv, në këtë spital Gjerogjina Kuli konfirmon rritjen e vizitave ambulatore si gjatë orëve të ditës ashtu edhe të natës, duke spjeguar se nga ana epidemiologjike kjo nuk është mënyra e duhur për t’i ardhur në ndihmë fëmijës.
Doktoresha Blerta Berberi, drejtuese e qendres shëndetësorë nr 8 në Bllok, sqaron prindërit mbi kushtet e shërbimit që ofrohet për fëmijët.
Infektimet me COVID në moshat pediatrike sipas Berberit kanë prekur më shumë grupmoshat shkollore 12-16 vjec, por simptomat dhe ecuria e sëmundshmërisë ndiqet nga mjeku pediatër ambulatorisht dhe trajtimi ka rezultuar rikuperues në pak ditë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




