Ursula Von der Leyen: BE e gatshme të forcojë bashkëpunimin e sigurisë detare me Filipinet

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen ka deklaruar se Bashkimi Europian është i gatshëm të forcojë bashkëpunimin me Filipinet për sigurinë detare.
Gjatë një takimi me Presidentin e Filipineve, Ferdinand Marcos Jr. në Manila, Von der Leyen theksoi rëndësinë e një rajoni të lirë dhe të hapur Indo-Paqësor.
Gjatë takimit dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu një sërë çështjesh nga siguria dhe tregtia deri te ndryshimet klimatike.
“Ne jemi të gatshëm të forcojmë bashkëpunimin me Filipinet për sigurinë detare në rajon duke shkëmbyer informacione, duke kryer vlerësimin e kërcënimeve dhe duke ndërtuar kapacitetin e rojes suaj bregdetare”, tha Von der Leyen në një deklaratë të përbashkët me Marcos.
Filipinet janë një pikëmbështetje e rivalitetit gjeopolitik midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, me territorin e saj detar që përfshin një pjesë të Detit të Kinës Jugore, një rrugë ujore strategjike dhe e pasur me burime mbi të cilën Kina pretendon gjithashtu sovranitet.
Udhëheqësit diskutuan gjithashtu rinisjen e negociatave për një marrëveshje të tregtisë së lirë dhe tranzicionin energjetik të vendit të Azisë Juglindore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




