US Open: Përcaktohen çerekfinalistët e parë

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Pas skualifikimit të Novak Djokovic, që kreu një gjest të shëmtuar në raundin e katërt të US Open, beteja për fitimin e turneut nju-jorkez është e hapur te meshkujt. Favorit shihet tenisti gjerman Alexander Zverev, që shkon në çerekfinale pas fitores 3-0 (6-2, 6-2, 6-1) ndaj spanjollit Davodovich Fokina. Kualifikohet edher kanadezi Dennis Shapovalov, që mundi 3-1 belgun David Goffin, ndërsa kroati Borna Coric mposhti 3-0 australianin J.Thomson.

Te femrat, një  biletë për në çerekfinale siguron tenistja japoneze Naomi Osaka. Ish-numri 1 në botë, që mundi 2-0 (6-3, 6-4) finlandezen Ann Kontaveit. Kualifikohet edhe tenistja kazake Yulia Putuntseva, që mundi 2-1 kroaten P.Martic, ndërsa tenistja amerikane Jenniffer Brady eliminoi gjermanen Angelique Kerber (fitoi 2-0). Surprizë eliminimi I çekes Petra Kvitova, që u mund 2-1 nga tenistja amerikane S.Rodgers.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme