US Open: Serena Williams nuk njeh pengesa

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Janë mbyllur sot ndeshjet e raundit të dytë të grand slam të US Open, turne që po zhvillohet në Nju Jork. Për shkak të pandemisë Covid-19, ndeshjet po luhen pa tifozë.

Te femrat, fiton tenistja amerikane Serena Williams, që mundi 2-0 (6-2, 6-4) rusen M.Gasparyan. Takim i dominuar nga “pantera e zezë”, që pati epërsi në fushë dhe avancon në raundin e tretë. Bashkë me të kualifikohet edhe tenistja tjetër amerikane Sofia Kenin, që mundi 2-0 (6-4, 6-3) kanadezen L.Fernandez.

Në raundin e tretë për femra shkojnë edhe bjellorusja Victoria Azarenka (2-0 ndaj patriotes së saj A.Sabalenka), hungarezja Tatiana Pironkova (2-0 ndaj spanjolles G.Muguruza), francezja Alize Cornet (2-0 ndaj belges Y.Bonaventure) e tenistja amerikane Madison Keys (2-0 ndaj spaniolles A.Bolsova).

Te meshkujt, vijon marshimin austriaku Dominic Thiem, numri 3 në botë, që mundi 3-0 (6-3, 6-3, 6-2) indianin S.Nagal, ndeshje që ishte një formalitet për austriakun. Eliminohet nga gara britaniku Andy Murray, ish-numri 1 në botë, që u mund 3-0 (6-2, 6-3, 6-4) nga kanadezi Auger Allassime.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme