Ushtarët izraelitë qëllojnë paqeruajtësit libanezë, Kanadaja: E papranueshme

Lindja e Mesme | 2 vite më parë

Kanadaja, e cila ka qenë kryesisht mbështetëse e ofensivës ushtarake të Izraelit në Liban ka deklaruar se  ka pasur një incident në të cilin trupat izraelite kanë qëlluar mbi paqeruajtësit e OKB-së.

Sipas Kandasë, kjo është alarmante dhe e papranueshme.

Forca UNIFIL tha se dy prej paqeruajtësve të saj u plagosën kur një tank izraelit qëlloi në një kullë vrojtimi në selinë kryesore të forcës në Ras al-Naqoura.

“Kanadaja bën thirrje për mbrojtjen e paqeruajtësve dhe punonjësve humanitarë, dhe që të gjitha palët të respektojnë ligjin ndërkombëtar humanitar”, thotë Ministria e Jashtme në një deklaratë të postuar në platformën e mediave sociale X.

Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë e Libanit ka bërë të ditur mbi rritjen e sulmeve izraelite në Bejrut ku kanë mbetur të vrarë 22 persona dhe 117 të plagosur – sulmet më vdekjeprurëse në qendër të kryeqytetit që kur Izraeli përshkallëzoi fushatën e tij muajin e kaluar.

“Sulmet e armikut izraelit në kryeqytetin Bejrut këtë mbrëmje rezultuan në një numër të ri prej 22 personash të vrarë dhe 117 të plagosur,” tha Ministria në një deklaratë, e cila nuk bën dallime midis civilëve dhe luftëtarëve.

Nga ana e Izraelit, thuhet se ka pasur në shënjestër zyrtarin e lartë të Hezbollahut, Wafiq Safa.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme