Ushtria e dobët e Bjellorusisë,l ka pak të ngjarë të përfshihet në luftën në Ukrainë

Botë | 4 vite më parë

Deklaratat e bëra këtë javë nga presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko, kanë rindezur frikën se ushtria e tij mund të bashkohet me forcat ruse në luftën e Moskës kundër Ukrainës. Por udhëheqësi autoritar duket se nuk dëshiron t’i japë trupat e tij, pavarësisht presionit të perceptuar nga Moska. Rusia e ka përdorur Bjellorusinë, aleatin e saj të gjatë dhe të varur, si një terren për të dërguar trupa dhe raketa në Ukrainë. 

Analistët thonë se nëse ushtria e vogël dhe e papërvojë e Bjellorusisë mund të ndihmojnë Moskën të ndërpresë disa korridore kryesore të transportit, por me gjasë nuk do të rrisë ndjeshëm aftësitë e presidentit rus Vladimir Putin në fushën e betejës.

“Ushtria bjelloruse është e dobët dhe e demotivuar, dhe nuk është e gatshme të luftojë me Ukrainën, që do të thotë se Lukashenko do të përpiqet t’i japë Putinit gjithçka përveç ushtarëve bjellorusë,” tha për Associated Press analisti ushtarak ukrainas Oleh Zhdanov. 

“Lukashenko po i bën të ditur Putinit: “Unë do të ndihmoj, por nuk do të luftoj”.

Lukashenko njoftoi se ai dhe Putin ranë dakord të krijonin një “grupim rajonal të trupave” të përbashkët dhe se disa mijëra ushtarë rusë do të vendosen në Bjellorusi. Lukashenko nuk ofroi detaje se ku do të vendosen trupat dhe motivet e Rusisë nuk ishin menjëherë të qarta, megjithëse vërejtjet vijnë pasi Moska po përpiqet të plotësojë trupat e humbura në fushën e betejës. Apnews

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme