Uzuni fiton duelin me Sadikun, afron Granadën me elitën

Spanjë | 4 vite më parë

Granada ka arritur fitoren e tretë radhazi në shtëpi dhe është më afër kreut të klasifikimit duke mposhtur 1-0 Kartagjenën, me një gol me penallti të sulmuesit kuqezi, Myrto Uzuni. Portierët ishin protagonistët e një pjese të parë të ashpër, ndërsa për vendasit u dëmtua Rubén Rochina, ndërsa për miqtë argjentinasi Damián Musto.

Portieri i miqve, Aarón Escandell pengoi një Granada dominuese që të merrte epërsinë përpara pushimit me tre ndërhyrje të bujshme në raste të qarta nga José Callejón, Ricard Sánchez dhe Njegos Petrovic. Kur vendasit kaluan një moment jo dhe miqtë filluan të rriteshin, një penallti e diskutueshme i lejoi Uzunit të shënonte 1-0 nga pika e bardhë në minutën e 70-të.

Për Kartagjenën nga minuta e parë në fushën e lojës ishte dhe sulmuesi, Armando Sadiku, i cili u zëvendësua më pas në minutën e 62-të nga Alfredo Ortuno. Ndërkohë, Myrto Uzuni ishte i pranishëm në fushën e lojës gjatë gjithë ndeshjes. Me këtë fitore Granada ngjitet në kuotën e 35 pikëve, 6 pikë më pak se Las Palmas i vendit të parë. Kartagjena ndodhet në vendin e 10-të me 32 pikë.

Ndeshja që korrespondon me javën e 22 të La Liga Santander u luajt në stadiumin Nuevo Los Cármenes para 12,890 shikuesve, sipas shifrave zyrtare, megjithëse Granada njoftoi para ndeshjes se vendet ishin shitur. Para fillimit u mbajt një minutë heshtje për vdekjen e Edson Arantes do Nacimiento ‘Pele’.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme